KËRCËNIMET

Për të mbrojtur të ardhmen e fokës, në Detin Adriatik Lindor, është e rëndësishme identifikimi i kërcënimeve me të cilat përballet gjitari si dhe të vlerësohet gjendja për zbatimin e masave konkrete ruajtëse. Sipas ekspertëve, mendohet se faktorët e mëposhtëm (shpesh të ndërlidhura) janë kërcënimet kryesore për fokat e Mesdheut:

Vrasjet e qëllimshme

Sipas të dhënave nga nekropsitë e kryera gjatë 25 viteve të fundit në Greqi, vrasja me paramendim është shkaku më i shpeshtë i vdekjes fokave. Vrasjet e qëllimshme mund të përbëjnë më shumë se 50% të vdekjeve të regjistruara tek individët e rriturit.

Mbipeshkimi Njerëzor

Mbipeshkimi mund të përbëjë një kërcënim serioz për mbijetesën e fokave, pasi teprimi i burimeve detare mund të çojë në mungesë ushqimore, e cila nga ana tjetër mund të ndikojë negativisht në procesin e riprodhimit, mbijetesën e të sapolindurve dhe juvenilëve dhe në fund të fundit në vet qëndrueshmërinë e të gjithë popullatës.

Degradimi dhe shkatërrimi i habitatit

Rritja e veprimtarive njerëzore në zonat bregdetare ka çuar në degradimin gradual të habitatit të përshtatshëm për prezencën e fokës. Ky kërcënim ka qenë një faktor për disa shekuj i cili ka ndikuar në ndryshimin e sjelljeve e saj me kalimin nga plazhet e hapura, duke e detyruar atë të fshihet dhe të pushtojë habitatet margjinale (d.m.th. shpella detare). Kjo është një aspekt negativ në mundësitë e mbijetesës së specieve.

Mbytja aksidentale

Mbytja në mënyrë aksidentale me pajisjet e peshkimit përbën një kërcënim serioz për fokën e Mesdheut. Fokat zakonisht ngatërrohen tek pajisjet e përdorura nga peshkatarët. Mbytja aksidentale mund të përbëjë më shumë se 46% të rasteve të vdekjeve të regjistruara për individët juvenile të fokave.

Ndotja

Sipas informacioneve shkencore të kohëve të fundit nga Greqia, kanë deklaruar se, nivelet e rritura të ndotjes janë gjendur në indet e trupave të fokave. Kjo mund të përbëjë një kërcënim shumë të rëndësishëm për mbijetesën e specieve.

Ngjarjet Natyrore

Ngjarjet e vdekjeve masive të shkaktuara nga një virus apo më saktë një biotoksinë (alga toksike), i njëjti shkak ka çuar në vdekjen masive të fokave në rajonin Cabo Blanco në 1997, I cili përbën një rrezik kronik që kërcënon mbijetesën e fokës së Mesdheut në Greqi, veçanërisht pasi niveli i popullsisë është kaq i ulët. Një vdekje masive nga një shpërthim i sëmundjes, biotoksinës ose një ngjarje ekstreme e motit mund të ketë një ndikim shkatërrues për fokat  e mbetura

RRETH NESH

Projekti  “ Eastern Adriatic Monk Seal” është zhvilluar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit EuroNatur, duke synuar zgjerimin e njohurive dhe përvojës bazë që MOm / Shoqata Greke për Studimin dhe Mbrojtjen e fokës ka fituar në Greqi për rreth 30 vitet e fundit, tek organizatat e tjera kombëtare nga Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, për të mbuluar gjithë bregdetin lindor të Adriatikut, ku kjo specie e rrallë ka filluar të shfaqet gjatë viteve të fundit.

logo MOm.png
ppnea logo.png
BIOM logo High Res.png
czip logo transparent.png
euronatur logo.png

The Eastern Adriatic Monk Seal Project website is managed by Euronatur Foundation

Address: Westendstraße 3, Radolfzell 78315, Germany

Phone: +49 (0) 7732 - 92 72 - 0
Fax: +49 (0) 7732 - 92 72 -22

www.euronatur.org/en
info@euronatur.org